Greqi-Gjermani, bisedime për krizën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Greqinë në rifitimin e besimit të tregjeve. Këto komente Merkel i bëri në një takim të biznesmenëve gjermanë, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri grek, George Papandreu. Ajo tha se “ka respekt të plotë” për reformat strukturale të nxitura nga Athina zyrtare. Sidoqoftë, Merkel theksoi se Gjermania “nuk është e gatshme” për programe të tjera stimuluese të ekonomisë me të cilat do të rritej kërkesa. Papandreu, ndërkaq, u tha biznesmenëve gjermanë se shteti i tij ka “potencial të madh”, ndërsa u bëri thirrje që të investojnë në Greqi. “Kritikat e vazhdueshme drejtuar Greqisë janë thellësisht frustruese-frustruese jo vetëm në nivelin politik, ku po bëhet një përpjekje super-njerëzore për të përmbushur kriteret e rrepta në kohën e thellimit të recensionit, por frustruese edhe për grekët që janë duke bërë sakrifica të dhimbshme dhe ndryshime të vështira”, tha Papandreu. Takimi vjen dy ditë para votimit të rëndësishëm në parlamentin gjerman mbi zgjerimin e fondit ndihmës së euro-zonës. ‘greqia po e kthen krizën e borxheve një oportunitet". Kështu deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu gjatë fjalimit qe mbajti para takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Kryeminitri tha se Greqia mori vitin e kaluar këstin më të madh të akorduar nga BE-FMN, për të kaluar krizën, ndërsa tani po bën të gjitha përpjekjet për të bindur trojkën të marrë këstin e radhës prej 8 miliardë eurosh të rëndësishme për shpëtimin e Greqisë. Duke folur për Greqinë e rrënuar ekonomikisht kreu i qeverisë greke referua edhe Europës pas Luftës së Dytë Botërore, për mënyrën se si u rimëkëmb ajo nga lufta.