E Diel, 1 Nëntor 2026

Fidel Kastro sulmon Obamën për fjalimin në OKB

Në artikullin e parë të publikuar që prej korrikut, Kastro dënoi po ashtu edhe fushatën ajrore të NATO-s dhe aleatëve në Libi duke e quajtur një “krim monstruoz”.

85-vjeçari Fidel Kastro i la vendin të vëllait, Raulit, në krye të shtetit kuban në vitin 2006.

“Kush e kupton këtë dërdëllisje të Presidentit të Shteteve të Bashkuara para Asamblesë së Përgjithshme”, shkruan Kastro duke shtuar se lideri amerikan ka shtrembëruar situatën në shumë shtete, përfshirë Sirinë, Iranin, Afganistanin dhe Libinë.

“A ka qenë ndonjë komb i përjashtuar nga kërcënimet e përgjakshme të këtij mbrojtësi të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare?”, pyet Kastro.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-27 11:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›