Greqi/ Ishte zhdukur një muaj më parë, gjendet i varur 29-vjeçari shqiptar, çfarë dyshojnë autoritetet

Një 29-vjeçar, i zhdukur që më 29 tetor, është gjetur mëngjesin e së shtunës (25 nëntor) varur në një pemë në zonën e Diasporës në Kyllini.
Fakti që trupi i 29-vjeçarit u gjet në lartësinë rreth tre deri në katër metra dhe me duar të lidhura pas bërrylave me litar , bën që oficerët e Policisë greke të mos përjashtojnë as mundësinë e një veprimtarie kriminale.
Trupi i 29-vjeçarit është konstatuar nga pronari i banesës.
Kanë qenë familjarët e të riut të cilët kanë kryer identifikimin e tij.
/rtsh.al/