E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Ministri iShëndetësisë planpër kapërcimin e krizës

ATHINË - Një zyrtar i lartë socialist grek, ministri i Shëndetësisë, Andreas Loverdos ftoi qeverinë të aplikojë pa ambiguitet planin e rimëkëmbjes ekonomike diktuar vendit nga BE dhe FMN duke kërcënuar në rast të kundërt se do të japë dorëheqjen.

"Nuk besoj të ketë në vendin tim politika kontradiktore dhe të paqarta, unë jam në çdo rast në dispozicion të kryeministrit'', deklaroi ministri në një fjalim në mbështetje të një kapërcimi kombëtar, në një konferencë shtypi për çështjen e shëndetit.
''Përsa i përket veprimeve qeveritare, nuk ka vend për ambiguitet, për fajësime dhe nuk duhet të humbasim kohë'', theksoi ministri, artizan i një reforme pranverën e kaluar për pensionet jopopullore.
''Vendi duhet të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për daljen nga kriza duke përfshirë dhe një program të ri të prioriteteve'', theksoi ai duke cituar privatizimet, shkurtimin e pagave dhe pensioneve dhe reduktimin e numrit të funksionarëve.

Ai kërkoi gjithashtu që programi buxhetor afat mesëm, që qeveria do t'i paraqesë Parlamentit deri në fund të muajit, të miratohet me të paktën 18 vota nga 300, ndërkohë që qeveria disponon një maxhorancë prej 156 deputetësh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›