Fier, mbyll siparin Festivali i 10-të Ndërkombëtar i Aktrimit
FIER- Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit "APOLLON 2011’mbylli siparin mbrëmjen e kaluar me shfaqen e trupës së teatrit "Anton Pann", Rumani" dhe ndarjen e cmimeve.
Një nga surprizat e natës së fundit të festivalit ishte zhvendosja e skenës së teatrit në qytetin antik të Apolonisë. Artistët dhe publiku shijuan shfaqen e fundit dhe ndarjen e cmimeve në skenën antike.
Margarita Xhepa, mori çmimin si aktorja më e mirë protoganiste, po ashtu edhe aktorja greke Despoina Sarafeidou. Cmimin e aktorit më të mirë protagonist e fitoi aktori rumun Romul Moruan. Cmimin për aktorin dhe aktoren jo protagonist e moren Fatmir Xhelili i trupës së Fierit dhe Klea Konomi, vajza e aktores së njohur, Hajrie Rondo.
Festivali përvec gjallërimit të jetës kulturore-artistike u shndërrua në një shkollë ku u përcollen potencialet më të mira artistike dhe u shkëmbyen përvojat me trupave teatrale.
(e.m/ATA/BalkanWeb)