Heqja e vizave fryt i reformave synojme integrimin ne BE

Ministri Haxhinasto takon delegacionin danez
Perfundimi me sukses i procesit per liberalizimin e vizave per Shqiperine si edhe opinioni i KE-se per statusin e vendit kandidat e marredheniet rajonale apo ato ne kuader te NATO-s ishin ne qender te takimit qe zhvilloi ne Tirane ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto me nje delegacion danez te kryesuar nga eurodeputetja Britta Thomsen te cilet kane mberritur per nje vizite ne vendin tone.
Gjate takimit ministri Haxhinasto u shpreh se qeveria shqiptare e konsideron liberalizimin e vizave nje hap shume te rendesishem ne procesin e integrimit evropian. Ai nenvizoi angazhimin e qeverise shqiptare per te vene ne zbatim te gjithe prioritetet e vendosura ne raportin analitik te fundit te Komisionit Evropian dhe per te shfrytezuar te gjitha rruget ligjore per zgjidhjen e ngercit politik. Ministri Haxhinasto theksoi se sfidat e ardhshme jane reformat ne sistemin e drejtesise forcimi i institucioneve te pavarura dhe berja e reformes elektorale ne bashkepunim me opoziten dhe ne perputhje me rekomadimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR per zgjedhjet. Interesimit te pales daneze lidhur me marredheniet rajonale Ministri Haxhinasto iu pergjigj se marredheniet e fqinjesise se mire perbejne nje interes kombetar te Shqiperise dhe jane nje nga prioritetet e politikes se jashtme te saj.
Delegacioni danez shprehu interes edhe per politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare per nxitjen e investimeve te huaja dhe eksperiencat e angazhimit te Shqiperise ne NATO. Delegacioni danez perbehej nga deputetja daneze Britta Thomsen Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Evropiane me qender ne Bruksel Diogo Pinto dhe drejtues te Levizjes Evropiane qe operon ne Danimarke.