Shqiperia pa viza ne BE Kroacia shtyn deri me 31 dhjetor regjimin pa viza per shqiptaret

Regjimi i vizave me Kroacine eshte pezulluar serish per te gjithe shtetasit shqiptare dhe do te jete i vlefshem deri ne fund te ketij viti. Burime zyrtare nga ministria e Jashtme shqiptare bejne te ditur se qeveria kroate ka vendosur pezullimin e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare mbajtes te pasaportave te zakonshme per periudhen 1 nentor - 31 dhjetor 2010. Maksimumi i qendrimit ne territorin kroat eshte 90 dite. Qytetaret shqiptare mund te udhetojne per dhe nga Kroacia pa vize hyrese ne periudhen e lartpermendur.
Edhe ne vere ishte vendosur regjimi pa viza. Qeveria kroate mori ne fund te qershorit vendimin per heqjen e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare mbajtes te pasaportave te zakonshme per periudhen 1 korrik - 31 tetor 2010.
Shtyrja e regjimit pa viza vjen nderkohe qe Bashkimi Evropian vendosi heqjen e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare duke nisur nga mesi i dhjetorit 2010 e ne vazhdim.