E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot shqyrtimi ne te gjitha komisionet parlamentare

15-11-2010 / Gazeta 55

Projekt-buxheti 2011

Projektligji i buxhetit i vitit 2011 i sjelle ne Kuvend nga mazhoranca do te vijoje te shqyrtohet ne parim edhe gjate kesaj jave nga Komisionet parlamentare. Sot te gjitha Komisionet parlamentare te ligjeve te Veprimtarise Prodhuese te Integrimit Ceshtjeve Sociale dhe Edukimit do te nisin shqyrtimin ne parim te dokumentit financiar apo projektbuxhetit me te rendesishem te vitit 2011 qe qeveria do ti paraqese ne Parlament. Komisioni i Ekonomise ka nisur para pak ditesh shqyrtimin e ketij projektligji te buxhetit te vitit 2011.
Ministri i Financave Ridvan Bode gjate prezantimit te projektbuxhetit te vitit te ardhshem deklaroi se madhesia e projekt-buxhetit te 2011-es ne total arrin ne 409 miliarde leke. Ridvan Bode ministri i Fianacave ne kete prezantim te projekt/buxhetit tha se te ardhurat e buxhetit programohen qe te rriten ne krahasim me nje vit me pare ne nivelin 8.6 per qind si pasoje e programimit te nje rritjeje ambicioze te te ardhurave nga administrata qendrore nga ajo doganore dhe tatimore ne masen 11.5 per qind krahasuar me nje vit me pare. Gjithashtu ministri i ekonomise deklaroi se edhe per vitin 2011 qeveria do te realizoje programin e saj te rritjes se pagave jo vetem te pagave te uleta por ne menyre te moderuar edhe te pagave te mesme dhe pjeses tjeter te administrates pasi rritja e bere pergjate viteve te shkuara ka krijuar nje ngushtim ose gati nje sheshim te diferencave midis grupeve dhe klasave te ndryshme te pagave cka do te thote se do te vijohet ti jepet frymemarrja e domosdoshme politikes se pagave.
Gjithashtu synohet qe te rriten pensionet kryesisht ne parametrat nga 5-15 per qind sipas kategorive kjo ne kuader te asaj cka eshte programuar ne programin e qeverise dhe qe eshte programuar ne Kuvend vitin e shkuar.
Bode ka theksuar se per vitin 2011 rritja me e madhe ne projektbuxhet kryesisht ne anen e shpenzimeve per investime parashikohen shpenzime ne infrastrukture dhe investime te tjera publike te cilat ne krahasim me vitin 2010 jane 22.5 per qind me te larta.
Ministri i Ekonomise Ridvan Bode ka deklaruar se e gjithe rritja prej 10 per qind e shpenzimeve i dedikohet intensifikimit te programit te investimeve publike dhe sidomos investimeve ne infrastrukture ne te cilin do te investohen ne nivel qendror dhe vendor jo me pak se 500 milion USD per vitin 2011.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›