Greqi, Papadhimos: Zgjedhje kur qeveria të bëjë detyrën
ATHINE - “2012-a do të jetë një vit i vështirë, por nëse ne punojmë së bashku, mund të krijojmë kushtet për daljen nga kriza”, tha kryeministri grek Papadhimos, në takimin e tij me rreth 40 redaktorë politike të shtypit, me të cilët ai kishte mbrëmë një takim.
Sipas vlerësimeve nga kryeministri i vendit, në këto kushte, në fund të vitit, mund të ketë rritje të punësimit dhe krijim të mundësive për qytetarët.
Ai theksoi se qeveria duhet të plotësojë tri objektiva kryesore:
- Së pari, duhet t’iu përmbahet të gjitha angazhimeve të marra në bazë të programit aktual.
- Së dyti, për të përfituar programin e ri të ndihmës, duhet arritur konsolidimi fiskal dhe rimëkëmbja ekonomike.
- Së treti, respektimi i vendimeve të 26 tetorit mbi reduktimin e borxhit.
“Nëse arrijmë këto qëllime, partnerët tanë evropianë dhe FMN-ja do të vazhdojnë të financojnë në vend pandërprerë, për tre vitet e ardhshme”, tha Papadhimos.
Ai u shfaq i sigurt se qeveria e koalicionit mund të bëjë punën e saj në mënyrë më efikase, sesa një qeveri tjetër, por për këtë ajo kërkon mbështetje politike.
Lidhur me kërkesat e Trojkës për rishikimin e pagës minimale në sektorin privat dhe heqjen e pagës së 13 dhe 14, qeveria pret rezultatet e dialogut me partnerët socialë.
Mbi këto cështje deri tani, nuk ka pasur rezultat nga takimet që kryeministri zhvilloi me kreun e Demokracisë së re, Samaras dhe atë të LAOS, Karaxhaferis.
Të shtunën në mëngjes Papadhimos do takojë kreun e PASOK, Papandreu ndërkohë që do të diskutohet mundësia e një takimi të përbashkët me liderët e 3 partive politike, që mbështesin qeverinë e Papadhimos.
Lidhur zgjedhjet, kryeministri grek beson se ato duhet të zhvillohen pas përfundimit të projekteve të ndërmarra nga qeveria, por pa specifikuar ndonjë datë të saktë.