E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi duhet fuqizuar sektori privat Ani Ruci

Efektet negative ne ekonomine e Shqiperise nga kriza ekonomike ne eurozone dhe sidomos ne vendet fqinje, Greqi dhe Itali, tanime jane te dukshme. Eksperti i pavarur i ekonomise, Drejtor i Institutit te Studimeve Ekonomike, Prof. Zef Preci, thote per programin shqip te radios DW se kryesoret nder keto efekte jane: borxhi i larte publik i qeverise, ulja e prodhimit dhe shkurtimi i vendeve te punes. "Qeveria nuk ka me mundesi te rrise borxhin publik pasi ai ka arritur shifra te larta, nderkohe qe ka nje ngurtesim relativ, nje lloj tkurrjeje, frenimi te kerkeses se brendshme agregate. Kjo do te thote qe bizneset kane veshtiresi te mbajne ne pune punetoret dhe te shesin produktet e tyre. Kjo situate con ne veshtiresi te autoriteteve fiskale per te grumbulluar te ardhurat buxhetore. Eshte nje situate me nje rritje ekonomike te ngadalesuar qe mendoj se gjate vitit 2012 do te sjelle nje rritje me te vogel ekonomike sesa ajo gjate vitit te kaluar, 2011," thote z. Zef Preci.

Pikerisht rritja e borxhit publik detyroi qeverine e Tiranes te emetoje, ne ditet e para te ketij viti, bono thesari me nje vlere prej 15 milion dollaresh, shume qe pritet te sigurohet perseri nga publiku. Kjo mase shihet me sy kritik nga eksperti Zef Preci, pasi sipas tij, do te rrise edhe me tej borxhin publik ne raport me aftesite e pakta paguese qe ka ekonomia.

Vazhdon ulja e metejshme e prurjeve monetare te emigranteve

Por ka edhe nje pasoje tjeter qe ndikon ne ngadalesimin e rritje sekonomike te Shqiperise gjate vitit 2012. " Pakesim i metejshem i prurjeve monetare te emigracioni mbetet kanali kryesor i transmetimit te krizes greke dhe italiane ne ekonomine e Shqperise," thekson z.Preci.

Dergesat e emigranteve kane qene ne 20 vitet e fundit nje lloj karburanti per ecurine e ekonomise shqiptare. Nderkohe thellimi i krizes ne Greqi rrezikon humbjen e vendeve te punes nga emigrantet shqiptare, qe ne kushtet e pamundesise per te siguruar jetesen mund te rikthehen ne atdhe. Nje pjese per te investuar me parate e grumbulluara por te tjere edhe per te kerkuar pune, ne kushtet kur vendet e punes ne Shqiperi po shkurtohen. Kjo do te sillte rritje te papunesise dhe thellim te krizes ne Shqiperi, shprehet eksperti ne fushen e ekonomise, Zef Preci.

Cfare do te ndodhte me ekonomine e Shqiperise nese Greqia do te dilte nga zona e euros?

Nderkohe bashke me paketat e ndihmes qe BE po planifikon t'i jape Greqise per te shmangur falimentimin e saj, po forcohen zerat e eksperteve europiane per nje mundesi te daljes se saj nga zona e euros per shkak te pamundesise per te permbushur angazhimet financiare ne kembim te paketave te ndihmes. "BE per te mbrojtur interesat e tij globale me shume se ato te ekonomise greke, mund edhe ta nxjerre Greqine jashte zones se euros, qe do te thote te kalosh nga nje terapi graduale sherimi dhe shendoshje te ekonomise, qe kerkon 3, 5 apo 10 vjet, ne nje terapi shoku. Nese kjo mund te ndodhe atehere do te kete efekte te renda edhe ne ekonomine e Shqiperise. Eshte fjala per nje perkeqesim te menjehershem apo gradual te statusit te emigranteve shqiptare ne Greqi qe transferohet ne ekonomine shqiptare. Nje perkeqesim gradual, si po ndodh tani, jep mundesi per te marre masa reaguese dhe zbutur pasojat."thote Zef Preci.

Si mund te menaxhohen ne Shqiperi efektet e krizes ne eurozone?

Ne krye te ketyre masave qendron permiresimi i klimes se biznesit. "Do te ishte e vlefshme e qe qeveria te rishikoje kuadrin rregullator per te zvogeluar arbitraritetin e administrates fiskale ne marrdheniet e saj me biznesin," ve ne dukje Zef Preci .

Ekonomia e Shqiperise zoterohet ne 3/4 e saj nga sektori privat. Kjo e ben ate te jete mjaft e ndjeshme ndaj qendrimit te administrates fiskale per te vjele me cdo kusht taksat. Gjobat qe kjo administrate vendos mund te mbushin buxhetin e shtetit por nga ana tjeter nxisin evazionin fiscal dhe nuk lejojne rimekembjen e biznesit. Kete rimekemje do ta shpejtonte edhe ulja nga Banka e Shqiperise e perqindjes se interesit ne dhenien e kredive per zgjerimin dhe fuqizimin e bizneseve, qe si ne nje reaksion zinxhir do te sillte edhe rritjen e te ardhuarve ne buxhetin e shtetit permes pageses se tatim- taksave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›