E Diel, 1 Nëntor 2026

"Autobuset, bileta falas per studentet dhe pensionistet" Luljeta Ndoka

Eshte premtuar disa here nga administrata e meparshme e Bashkise se Tiranes qe pensionistet do te udhetojne falas, e megjithate kjo eshte zbatuar ne menyre sporadike, vetem ne Diten e te Moshuarve. Por, duket se shume shpejt, te moshuarit mbi 65 vjec, si dhe studentet, do te mund te udhetojne falas me linjat e transportit qytetas. Kjo ka qene deklarata e kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, gjate takimit me perfaqesues te transportit urban ne kryeqytet. Basha ka deklaruar se do te aplikohet me tarifa te reduktuara fillimisht, per t'i cuar ato deri ne zero. Gjithashtu, dje eshte diskutuar edhe per hapjen e linjave te reja te transportit. Objektivat e Bashkise se Tiranes ne lidhje me transportin, Basha i permblodhi me fjaline "nje sherbim i transportit publik, me cilesi ne permiresim, me shtrirje ne te gjithe qytetin e Tiranes, ne dobi te te gjithe qytetareve te Tiranes. Ky eshte natyrisht nje standard evropian, i cili do te sjelle nje impakt te drejtperdrejte, ne permiresimin e cilesise se jetes, ne disa aspekte, me pak ndotje, levizshmeri me te shpejte dhe kosto me te ulet per qytetaret", tha Basha. Pavaresisht kompetencave qe ka me ligj Bashkia e Tiranes, kryetari i bashkise Lulzim Basha theksoi se bashkia nuk do te qendroje indiferente per ceshtje te cilat do te kene nje impakt ne qytet dhe jeten e qytetareve. "Per ne eshte e rendesishme, te perparojme me nje sherbim me cilesor, qe do te thote autobuse te rinj, me te gjithe parametrat funksionale, me mundesite qe duhen si gjate dimrit dhe gjate veres, me frekuencen e duhur dhe te monitoruar sic duhet levizjen, pra pa vonesa dhe te shtrire ne te gjithe qytetin e Tiranes", u shpreh kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Per kete arsye, sipas tij, eshte vendosur edhe funksionimi i nje linje te re, e cila i sherben kryesisht zones se Qytetit Studenti. Basha beri te ditur se bashkia eshte e hapur, per te diskutuar me Shoqaten e Transportit Publik, edhe per miratimin e linjave te tjera, ne dobi te transportit te qytetareve, anembane qytetit te Tiranes. Nje nga synimet kryesore te Bashkise se Tiranes, sipas Bashes, eshte ofrimi i nje sherbimi sa me te mire, por edhe sa me te pranueshem per xhepat e kategorive te vecanta te qytetareve, ne vecanti per pensionistet mbi 65 vjec dhe studentet. "Ne kete kuader, mendoj se ka hapesira te mjaftueshme, qe jo ta diskutojme si objektiv te vecante, por ne kuadrin e planit te pergjithshem te masave qe do te marrim per t'u ardhur ne ndihme edhe juve, ne te shikojme se si mund te realizojme objektivin e Bashkise se Tiranes per transport me tarife te reduktuar, deri ne tarife zero, per studentet dhe pensionistet mbi 65 vjec", tha Basha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›