E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papadimos kryeministër. Pritet zyrtarizimi

ATHINË- Pritet publikimi i emrit të kryeministrit të ri të Greqisë. Mediat e huaja, duke iu referuar atyre greke bëjnë me dije se njoftimi zyrtar pritet të deklarojë Lucas Papadimos si kreun e ri të qeverisë.

Gjatë mbledhjes që nisi që në orët e paradites dhe zgjati deri ne dreke në Presidencë, mësohet se i zgjedhuri ka pranuar kushtet e vendosura për krijimin e qeverisë së unitetit.

Në mbledhje kane qene të pranishëm presidenti Papulias, kryeministri në ikje Jorgos Papandreu, kreu i Nea Dimocratia , Antonis Samaras dhe lideri i Laos, Karatzaferis.

Pas takimit që ka zgjatur rreth një ore e 40 minuta në Presidence është thirrur edhe Papadimos, i cili eshte shoqeruar nga shtepia e tij me eskorte policie.

Ne kuader te zhvillimeve te dites, mesohet se Kryepeshkopi grek ka anuluar nje udhetim te tij jashte Athines, fakt qe sipas mediave verteton se eshte ceshtje oresh betimi i qeverise dhe kryeministrit te ri, sipas kushtetutes se vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›