Kamerun: Italia paraqet rrezik për eurozonën
”Situata në të cilën ndodhet Italia është e qartë që përfaqëson rrezik për Eurozonën. Britania e Madhe duhet të përgatitet për çdo gjë, ka thënë kryeministri britanik David Kamerun.
Italia është ekonomia e tretë në zonën euro. Gjendja e saj aktuale paraqet qartë rrezik për eurozonën dhe momenti i së vërtetës po afrohet me shpejtësi. Ajo që po ndodh në Itali është një paralajmërim për çdo vend e çdo qeveri që nuk ka një plan mbi të cilin mund të mbështetet për të përballuar borxhin dhe deficitet e akumuluara. Qeveritë duhet të kenë një plan dhe ky plan duhet respektuar. Nëse liderët e Eurozonës duan të shpëtojnë monedhën e tyre, qeveritë e institucionet duhet të veprojnë menjëherë. Sa më shumë që të pritet, aq më shumë rritet rreziku, është shprehur Kamerun për Sky News.