Dekreti i Presidentit/Ardian Fullani propozohet për Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Ardian Fullani ka marrë dekretin e Presidentit, për një mandat të dytë 7-vjeçar në krye të Bankës së Shqipërisë. Pas propozimit të qeverisë, Fullani ka marrë edhe firmën e presidentit Bamir Topi për mbajtjen e postit aktual. Kreu i shtetit me anë të dekretit i ka propozuar kuvendit kandidaturën e Fullanit, e cila vetëm pak ditë më parë u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Tashmë Fullani do të përballet edhe njëherë me votën e deputetëve për të marrë miratimin edhe si numri një i Bankës Qendrore Shqiptare.
Emri i Fullanit nuk është pranuar nga socialistët, por guvernatori aktual ka pëlqimin dhe mbështetjen e plotë e mazhorancës qeverisëse. Dekreti i Fullanit duhet të marrë 71 vota në Kuvend dhe votimi zhvillohet i hapur, si çdo dekret tjetër i Presidentit.