E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Papandreu: Do përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet me Turqinë

Lideri i opozitës socialiste greke, George Papandreu tha se do të përpiqej t'i përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë, nëse zgjidhej më 4 tetor, por Ankaraja duhet të respektojë rregullat e BE-së për të marrë një raport pozitiv progresi nga Brukseli në dhjetor. "Dëshirojmë ta rikapim momentim që humbëm, por në të njëjtën kohë të vlerësojmë vështirësitë dhe problemet që kanë dalë në marrëdhëniet dypalëshe", tha ai në një intervistë për Reuters.
Në armiqësi për një kohë të gjatë për shkak të problemeve territoriale dhe ishullit të ndarë të Qipros, Greqia dhe Turqia ishin pranë një konflikti për shkak të një ishulli të vogël të braktisur në Detin Egje në vitin 1996.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›