Obama:Protestat kundër reformës s´kanë lidhje me racizmin
Janë pikërisht këto fjalët e presidentit amerikan, Barak Obama, sipas disa intervistave që presidenti ka dhënë për pesë rrjete amerikane televizive, që pritet të transmetohen nesër.
Në disa prej intervistave të publikuara para kohe nga disa prej operatorëve televizivë, Obama konfirmon që në bazë të mospajtimit të fortë ka "ndjenja anti-qeverisëse".
Disa ditë më parë, ish-presidenti Xhimi Karter deklaroi se në bazë të kundërshtimeve për reformën në shëndetësi, kishte racizëm, duke iu referuar veçanërisht senatorit republikan Xho Uillson, i cili gjatë një fjalimi të Obamës në Kongres, e ndërpreu fjalën e tij duke e quajtur gënjeshtar dhe më pas kërkoi falje.
"A ka nga ata që nuk i pëlqejë për shkak të racës time? Jam i sigurt që ka. Ka edhe nga ata që më votuan vetëm për shkak të racës time", deklaroi Obama gjatë një interviste.
"Megjithatë janë të shumtë ata që vërtetë dëshirojnë të dinë nëse qeveria mund të bëjë diçka të mirë. Dhe besoj se ky është elementi më i fortë në pjesën më të madhe të sarkazmës ndaj meje", shtoi Obama.
Sipas BBC, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk besonte që racizmi është një element mbizotërues dhe se nuk është i pari president amerikan që përballet me protesta të tilla.
"Ato që thuheshin për Franklin Delano Ruzvelt, janë mjaft të ngjashme me ato që thonë për mua, pra që ai ishte një komunist, socialist etj. Edhe për Ronald Regan u bënë spekulime kur kërkonte të reformonte disa aspekte të 'Marrëveshjes së Re' të Ruzveltit", deklaroi Obama.