E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin "Mbrëmjet Strugane të Poezisë"

STRUGE- Kanë filluar mbrëmë "Mbrëmjet Strugane të Poezisë". Laureat i sivjetmë i këtij manifestimi ndërkombëtarë të poezisë, i 48-ti në radhë do të jetë poeti slloven Tomazh Shalamun, i cili ka mbërritur dy ditë më parë në Strugë. Mbrëmë para festivalit ishte zhvilluar nata tradicionale e leximit "Netët pa interpunkt", ku u paraqit poeti senegalez Usman Sar-Sarus, fituesi i çmimit të UNESCO si poet më i ri. Në këtë festival që do të zgjasë deri më 24 gusht do të marrin pjesë 75 poetë të huaj nga 50 vende të ndryshme të botës. Çmimi "Kurora e Artë" Shalamunit do t'i dorëzohet në mbrëmjet e sivjetme strugane të poezisë, në manifestimin "Urat". Laureati i sivjetmë i MSP, poeti slloven, Tomazh Shalamu, manifestimi poetik më i rëndësishëm dhe më prestigjioz ndërkombëtar që mbahet në Maqedoni, do të arrijë sot në orët e pasdites në Strugë. Këto mbrëmje poetike, mbahen nga 20 deri më 24 gusht në Strugë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›