E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të shumta në Romë, kundër masave të kursimit

ROMË- Protesta të shumta kanë nisur sot edhe në kryeqytetin Italian, Romë kundër masave të kursimit të deklaruara nga qeveria Italiane, në kohën që në Kanë të Francës zhvillohet samiti i G20-ës.

Ndërkohë Umberto Bosi, aleati kryesor i kryeministrit Berluskoni ka deklaruar sot se preferon zgjedhje të parakohshme se sa të mbështesë një qeveri teknokratësh.

Këtë kërkesë Bosi ia ka shprehur edhe presidentit Xhorxho Napolitano.
Mandati i qeverisë Berluskoni përfundon në vitin 2013, por ekziston mundësia që kjo qeveri të rrëzohet më përpara.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›