Greqi, Papandreu në mesditë te presidenti, për qeveri koalicioni
ATHINE- Zhvillimet politike në Greqi gjatë ditës:
Ora 8: 45 - Kryeministri Papandreu do takojë sot në mesditë në ora 12 00, tek Presidenti i Republikës Papulias, që ta njohë atë me synimin për fillimin e konsultimeve me gjitha palët, me qëllim formimin e një qeverie me mbështetje të gjerë. Sipas ministrit të Financave Venizelos, mandati i qeverisë së unitetit, do të zgjasë deri në shkurt.
Dje, kryeministri ka marrë nga Parlamenti një votëbesim me 153 vota "po" dhe 145 "jo", ndërkohë që ishin të pranishëm në sallë 298 deputetë.
Deputetët e grupit Parlamentar të PASOK u bashkuan të gjithë në këtë votim, ku mungonin dy prej tyre.
Në fjalën e tij para votimit, Kryeministri Papandreu përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, por premtoi për të hapur rrugë bisedimeve për ndarjen e pushtetit me partitë e tjera.
Ai deklaroi se menjëherë shkojë tek Presidenti i Republikës për të kërkuar qeverinë e koalicionit, e cila do të sigurojë miratimin e marrëveshjes së kredisë, këstin e gjashtë, paketën e dytë të ndihmës dhe në fund të këtij procesi do të shkohet në zgjedhje.
Nga ana e tij kryetari i opozitës konservatore Antonis Samaras vazhdon të këmbëngulë se e vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet, të cilat Papandreu i përshkroi si katastrofike për vendin, pasi do të shkaktonin vonesa në miratimin e marrëveshjes, refuzimin e këstit të gjashtë dhe cështë më e keqja përjashtimin e Greqisë nga Eurozona, sic paralajmëroi mbrëmë qeveria Gjermane.
(m.a/BalkanWeb)