E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, BE: Italia dakort të mbikqyret nga FMN

KANE-Sipas burimeve të nivelit të lartë në Bashkimin Europian të cituara nga agjencia britanike e lajmeve, Reuters, Italia ka rënë dakord që FMN dhe BE të monitorojnë këtë vend në mënyrë që Roma të përmbushë angazhimet e saj sa i përket reformave financiare për të ulur deficitin në buxhet. Lajmi pak orë më pas u konfirmua zyrtarisht në Samitin e G20-tës.

“Duhet të sigurohemi që do të ketë besueshmëri në objektivat e Italisë, që ky vend po i përmbahet angazhimeve. Vendosëm që të përfshijme Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në monitorim, duke përdorur metodologjine e tyre” deklaroi një burim i Bashkimit Europian për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Italia është dakord me këtë survejim u shpreh zyrtari i Bashkimit Europian duke shtuar se FMN dhe BE tashmë do të raportojnë për mënyrën sesi po i përmbahet Italia angazhimeve për të reduktuar deficitin.

Ndërkohe burime zyrtare italiane mohojnë që Roma të ketë rënë dakord me këtë ide duke thënë se Italia është e gatshme vetëm për këshillim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por jo edhe për monitorim.

Por, pavarësisht kësaj kundërshtie, sot ne Samitin e G20, në Kanë, u konfirmua se Italia ka pranuar mbikqyrjen e FMN. "Italia i kërkoi Fondit Monetar Ndërkombëtar të mbikëqyrë aplikimin të angazhimeve të saj buxhetore, konfirmoi sot në samitin e G20-s në Kanë, presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso.
"Italia vendosi t'i kërkojë FMN-së mbikëqyrjen e zbatimit të masave për reduktimin e deficiteve publike italiane'', deklaroi Barroso në një konferencë shtypi.

(News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Italia përgënjeshtron mbikëqyrjen nga FMN për reduktimin e borxhit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›