Papandreu në Parlament: Fati i vendit duhej vendosur nga vetë grekët

Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka nisur fjalimin e tij në parlamentin greke pak para votbesimit. Papandreu tha se marrëveshja e javës së kaluar ishte një arritje e madhe, një marrëveshje që na jep sigurinë dhe që garanton qëndrimin e Greqisë në Europë.
“Marrëveshja e BE-së na lejon që të falen një pjesë e madhe e kredive tona dhe të paguajmë shumë pak interes. Kjo e bën rrugën tonë shumë më të lehtë për vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje nuk duhet humbur, është një përparësi kombëtare”-thënë ai.
Papandreu po mbron propozimin e referendumit për marrëveshjen e shpëtimit e cila tronditi liderët politik në Evropë, duke thënë se do të kishte qenë më mirë për popullin grek të vendos mbi fatin e vendit. Papandreu është duke bërë thirrje për një qeveri të koalicionit, duke bërë thirrje për një mbështetje të gjërë.