E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreutelefon me kryeministrin e Libisë

ATHINË- Kryeministri grek, Jorgo Papandreu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij libian, Mahmudi Al Baghdadi, ku i nxiti për një zbatim të menjë-hershëm të Rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Në këtë bisedë Papandreu, i cili merr pjesë sot në samitin e Parisit mbi Libinë, i deklaroi Al Bagdadit, sipas informacioneve që bëri publike agjencia greke e lajmeve ANA, se ishte e nevojshme dhënia fund e çdo lloj veprimi ushtarak për të mundësuar një zgjidhje paqësore të krizës në vend.
Mbi çështjen libiane kryeministri grek zhvilloi një bisedë telefonike edhe me kolegun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas informacioneve të disponueshme, Greqia do të jepte një kontribut logjistik dhe humanitar dhe do të ishte e gatshme të merrte pjesë në dispozitivin për garantimin e respektimit të embargos së armëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›