Gadafi: Dopendoheni përsulmin
TRIPOLI- Lideri libian Gadafi i ka shkruar një letër Presidentit francez Sarkozi dhe kryeministri britanik Cameron ku thotë se që fuqitë perëndimore nuk kanë të drejtë të ndërhyjë në Libi dhe që do të "pendohen" për sulmin e tyre
Në mesazhet e lexuara nga zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim, letra përvec udhëheqësve të Francës e Britanisë i adresohet edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Ban Ki-Moon.
Gadafi thotë në mesazhin e tij se çdo veprim ushtarak kundër Libisë do të ishte padrejtësi, dhe agresion. “Do të pendoheni nëse ndërhyni në punët tona të brendshme."
"Libia nuk është e juaja. Ju nuk keni të drejtë të ndërhyni në punët tona të brendshme. Ky është vendi ynë, nuk është vendi juaj. Ne nuk mund gjuajmë asnjë plumb të vetëm kundër popullit tonë. "
Ndërsa në mesazhin drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama Gadafi citohet të ketë thënë “libianët janë të gatshëm të vdesin për mua”,- raporton Al Xhazira.
(m.a/ansa/BalkanWeb)