E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, në pranga njëshqiptar e një grektrafikonin drogë e armë

ATHINE-Polica mbeti e shokuar kur iu gjeti 2 të arrestuarve të saj, 34 libreza llogarie bankare.

Gjithcka nisi në Portin e Korfuzit, pasi punonjësit e policisë nga Departamenti Narkotikëve, kishin identifikuar një shqiptar dhe një grek, përkatësisht 28 vjeç dhe 44, të cilët në bashkëpunim trafikonin drogë dhe armë. Në portin e Korfuzit ku do të ankorohej anija me të cilën vinte nga Saranda 28 vjecari shqiptar, po priste jo vetëm bashkëpunëtori i tij grek, por edhe policia dhe forca të antidrogës.

Sapo 28 vjecari nga Shqipëria hyri në makinën e grekut dhe po i dorëzonte atij 139 fishekë, policia i arrestoi në flagrancë. Pas kontrollit në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 2 pako me kokainë nga 340 gram secila, 6 tableta të një lloji tjetër droge, 34 libreza bankare, € 2.843 Euro dhe 3 telefona celularë.
Kanë nisur hetimet për veprimtarinë e hershme të të arrestuarve dhe lidhjet e mundshme të tyre. Policia nuk bën të ditura identitetet për arsye hetimi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›