Memelli e Januzi sulmuesit që nuk preferohen nga Kuzhe
TIRANE-Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, kroati Josip Kuzhe shpalli listën e 20 lojtarëve që do të grumbullohen për sfidën e 26 marsit ndaj Bjellorusisë, ku mungojnë dy prej sulmuesve shqiptarë, që po zhvillojnë paraqitjet më të mira në kampionatet e huaja.
Bëhet fjalë për sulmuesin kosovar, Ahmed Januzi, që aktivizohet në kampionatin ukrainas me Vorskla Poltava dhe për sulmuesin pogradecar, Migen Memelli, që është golashënuesi më i mirë i kampionatit në Arabinë Saudite me Al Faisalyn.
Mbrëmë, sulmuesi Januzi shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në barazimin 1-1 të Vorskla Poltavës kundër Metalurg Dontesk, të vlefshëm për javën e 22-të të kampionatit ukrainas.
Januzi shënoi në minutën e 50-të pas një asisti të Markoskit golin e tij te katërt sezonal. Januzi u zëvendesua në minutën e 83-të, ndërsa mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Armend Dallku, luajti gjatë gjithë takimit.
Ndërsa Migen Memelli konkuron për “Kepucen e artë” në kampionatin saudit. Golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar në sezonin 2008-2009 (22 gola dhe kampion me Tiranën) është kandidati kryesor për trofeun më të rendesishëm individual në Arabinë Saudite.
Me dygolëshin e realizuar në fitoren e ekipit të tij, Al-Faisaly kundër Al Quadisiya, ish-sulmuesi i Bran Bergenit në Norvegji, u ngjit në kuotën e 14 golave, duke marrë kryesimin e golashënuesve në Pro League në Arabine Saudite, i ndjekur nga Nasser Al Shamrani i Al Shabab.
Ky ishte dygolëshi i tij i dyte rresht në dy ndeshjet e tij të fundit, përfshirë edhe ate kundër Al Hamz në tranfertë.
Gjatë aktivizimit të tij në kampionatin e Arabisë Saudite, Migen Memelli, i cili sezonin e kaluar shënoi 14 gola, 13 nga këto me Flamurtarin (në pjesën e dyte të sezonit), ka realizuar 2 herë nga 3 gola (kundër Najran dhe Al Ittihad) si dhe 2 herë nga 2 gola (kundër Al Hazm dhe Al Quadisiya).
30 vjeçari Memelli, i cili në karrierën e tij ndërkombetare ka luajtur edhe në Suedi me Gais, ka shënuar 14 nga 34 golat që ka realizuar skuadra e tij.
Migen Memelli dhe i riu Ahmed Januzi, mund të jenë dy elemente mjaft të nevojshëm për sulmin e kombëtares shqiptare që aktualisht ka vetëm Salihin dhe Bogdanin, pasi edhe sulmuesi i Kievos, Ledian Memushaj, nuk është preferuar për sfidën ndaj Bjellorusisë.
(d.b/BalkanWeb)