Greqi, Papulias bën përpjekjet e fundit për formimin e qeverisë së re

Sa vjen dhe rritet çdo orë e me tepër rreziku i falimentimit dhe kthimi në dhrami për shtetin grek, i ndodhur tashmë në një rrugë pa krye. Lideri i ekstremit të majtë të partisë Syriza ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e së hënës, duke thelluar me shume boshllëkun politik. Socialistet dhe sidomos konservatorët fajësojnë Aleancën e së Majtës Radikale, SYRIZA,që nuk pranon të bëhet pjesë e një qeverie teknike me mandat dyvjeçar udhëheqjeje.
Presidenti Karlos Papulias do të takojë udhëheqësit e partive të vogla, që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e 6 majit.
Shpresat janë që E Majta Demokratike të ketë më shumë gjasa për të formuar koalicionin me Demokracinë e Re dhe PASOK-un – dy partitë që kanë qeverisur Greqinë për gati katër dekada. Të dielën Syriza, e cila më 6 maj ka dalë e dyta, ka përsëritur se nuk do të hyjë në asnjë qeveri që mbështet masat e ashpra të kursimit.
Kreu i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, u ka bërë thirrje partive politike “të bashkëpunojnë për të mirën e Greqisë”.
“Populli grek nuk na ka dërguar vetëm mesazh. Ai na ka dhënë neve mandatin për të ndryshuar politikën, por në të njëjtën kohë për të mbetur brenda euros”, ka thënë Samaras.
Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar Greqinë se nuk do të marrë ndihma të tjera për të përballuar krizën e borxheve, nëse nuk vepron në përputhje me marrëveshjet e bëra tashmë për paketat e kredive.