Thaçi: Bosnja të njohë Pavarësinë e Kosovës

Analistë të ndryshëm shprehen se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina do t’i sillte stabilitet politik dhe ekonomik rajonit, por serbët e Bosnjës edhe kundërvihen kësaj teorie. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën e Sarajevës, Dnevna Avaz, ka deklaruar se një njohje e mundshme e pavarësisë së Kosovës, nga ana e Bosnja e Hercegovinës do të sillte stabilitet politik dhe ekonomik për rajonin. Ndër të tjera kryeministri Thaçi ka shtuar se ka ardhur koha që Bosnja e Hercegovina duhet të lërë prapa të kaluarën dhe të shohë përpara. Ndonëse Thaçi vlerëson se njohja e Kosovës do të përforconte stabilitetin e rajonit, politikanët në Republikën Serbe, duke përfshirë kryetarin e entitetit serb, Milorad Dodik, nuk e ndajnë këtë mendim. Në BeH mosmarrëveshjet lokale lidhur me statusin e Kosovës vazhdojnë prej vitesh dhe asnjëherë nuk është arritur një konsensus për këtë çështje. Vendimi është në duart e Kryesisë së BeH, por as në kryesinë e kaluar, dhe as në këtë të tanishmen anëtari serb i kryesisë nuk pranon të bjerë dakord.
Njohja e Kosovës është edhe çështje ekonomike.
Qeveria e Bosnjës, gjatë korrikut të vitit të kaluar ka aplikuar taksa doganore për mallrat e importuara nga Serbia, sepse dy vendet nuk njohin vulën doganore të Kosovës.