E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Parlamenti miraton buxhetin e ashpër të 2012-ës

Buxheti i vitit 2012 përfshin shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave në mënyrë që të shtohen hyrjet në ekonominë e shkatërruar greke.

Votimi, i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, kaloi në mënyrën më të lehtë të mundshme për qeverinë me bazë të gjerë, të kryesuar nga Papadhimosi, pasi pro tij votuan 258 deputetë nga 300 vende që ka parlamenti.

Triumfi i qeverisë, ishte një hap i rëndësishëm për të rritur besueshmërinë e vendit para samitit vendimtar të 9 dhjetorit të liderëve të Bashkimit Evropian./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-07 12:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›