E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka vendim për çmimin e energjisë

Shtyrja është bërë për shkak se ERE mendon se kompania CEZ Shpërndarje është e paqartë mbi projektet e saj të investimeve.

Vendimi që pritej sot vjen pas debatit publik që ERE zhvilloi në 30 nëntor me grupet e interesit ku u dëgjuan argumentet e tre kompanive OST, KESH dhe CEZ për rritjen e çmimit të energjisë për vitet 2012-2014. CEZ kërkoi mosndryshim të tarifës nëse zgjidhen problemet financiare CEZ-Shtet-KESH, në të kundërt, një rritje e tarifës 4,6% më shumë se në vitin 2011.

KESH-i kërkoi rritjen e çmimit të energjisë që ia shet CEZ-it me 5,2 lekë/kwh për vitet 2012-2014, duke argumentuar se duhet të mbulojë shpenzimet për përballimin e kërkesës për energji që e importon me çmime të shtrenjta dhe se parashikon rritje të kërkesës për energji 13% më shumë në vitin 2012 e në vijim, deri në 28 % deri në 2014.

OST kërkoi rritjen e tarifës mesatare të shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2012 me 0.73 lekë/kwh, me argumentin se bazohet në kërkesën e CEZ për energjinë e transmetuar, nivelin e humbjeve në rrjetin e transmetimit, shpenzimeve dhe investimeve, përballimin e kostove gjatë zbatimit të programeve të investimeve. /Start/

                                                                                             2011-12-07 14:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›