E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi: Përleshje midis policisë dhe fermerëve

Athinë - Sërish përleshje midis policisë greke dhe fermërëve. Policia ka ndërhyrë ashpër sot uke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve që po përpiqej të çante një bllokadë të policisë në portin e Pireut. Sipas Reuters, 500 fermerëve iu bashkuan fermerë të tjerë, të cilët mbërritën sot në mëngjes me varka për të protestuar kundër çmimeve të ulëta të prodhimeve të tyre dhe subvencioneve.

Protestat e fermerëve grekë kanë shkaktuar 11 ditë kaos në transport, duke bllokuar rrugët në mbarë vendin, por pjesa më e madhe e personave hoqi dorë javën e kaluar nga protestat pasi qeveria premtoi se do të jepte 500 milionë euro ndihmë. Bllokada vazhdon në kufirin me Bullgarinë, citon Reuters.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›