LSI: Varfëri ekstreme
Tiranë - Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi sot pas planit të një dite më parë të qeverisë, që synonte ndihmën ndaj të varfërve. Në një komunikim me median, Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar në këtë forcë politike Edmon Haxhinasto theksoi se kjo qeveri nuk e di akoma se një në çdo pesë shqiptarë jeton në nivelin e varfërisë ekstreme dhe se kjo Qeveri e ka thelluar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.
“Nuk ka dyshim tashme asnjë shqiptarë se qeveria e gjoja "shërbimeve dhe e shërbesave", pasi dështoi plotësisht me strategjitë e "kafshatës", po e mbyll mandatin si qeveria e varfërimit te shqiptareve”-theksoi Haxhinasto.
Për këtë arsye, Haxhinasto theksoi se LSI ka përgatitur si një element themelor të programit të saj për qeverisjen e ardhshme Bonusin Jetik dhe punësimin jetik për të gjithë ata që nuk mund të dalin nga gjendja e varfërisë absolute me ndihmën ekonomike që marrin sot nga qeveria e Sali Berishës.