Greqi, Policia:Dhuna në Irakliojo raciale
ATHINE- Episode dhune mes grekëve dhe shqiptarëve po ndodhin thuajse cdo natë kohët e fundit, në zona të ndryshme të qytetit Iraklio të Kretës.
Dëshmitë e banorëve thonë se protagonistë të ngjarjeve janë të rinj të moshave 16-17 dhe 21-22 vjet.
Shefi i policisë së Iraklios, Manolis Kontodiakos deklaroi se grindjet dhe përplasjet nuk kanë "motive raciale, por janë personale, dhe lidhen me një përleshje që ndodhi në fund të javës së kaluar”.
Sipas policisë, mbrëmjen e së premtes së shkuar për disa arsye të panjohura, një grup të rinjsh nga Iraklio, janë grindur një kafe me një grup shqiptarësh.
Po sipas policisë greke, shqiptarët janë kundërpërgjigjur duke djegur një automjet të grupit “rival”.
Këta të fundit të shtunën në mëngjes kanë filluar kërkimin e autorëve të zjarrvënies, gjë që çoi në një zinxhir dhune dhe përplasjesh që ndodhin tani cdo natë në rrugët e Iraklios.
Thuhet se ka persona të lënduar e njëri prej tyre është cuar në spital. Të rinjtë grekë të maskuar, me shkopinj dhe shufra hekuri që ndjekin shqiptarët dhe përleshjet mes tyre, kanë terrorizuar banorët e qytetit në ishull, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga policia.
(BalkanWeb)