E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu:Pas Pashkëve, masatë reja

ATHINE- Pas Pashkëve do të ketë masa të reja për rimëkëmbjen e ekonomisë me qëllim për të reduktuar deficitin buxhetor - njoftoi kryeministri Jorgos Papandreu.
"Le të ndryshojmë përgjithmonë Greqinë, pa llogaritur kostot. Vetëm kështu do të ulim deficitet dhe do të reduktojmë borxhin" - tha kryeministri.
Kryeministri bëri një raport mbi punën e qeverisë në muajt e fundit dhe fajësoi edhe një herë qeveritë e mëparshme si përgjegjëse për gjendjen aktuale ku ndodhet ekonomia.

Kryeministri njoftoi futjen në muajt e ardhshëm të një paketë të re masash për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e cilësisë në sektorin privat, forcimin e të ardhurave të ulëta dhe aplikimin e politikave agresive për të luftuar papunësinë.

Qeveria ka për qëllim uljen e kostos për të arritur mesataren e vendeve evropiane dhe për t'u kthyer në nivelet e vitit 2003. "Unë jam i vendosur absolutisht për të shkuar deri në fund dhe mjaft i sigurt se ne do të ketë sukses. Hapi i parë është marrë dhe kemi në duar hartën e rrugës për të vazhduar" – tha ai.
Më pas Papandreu bëri të njohura detaje nga plani i privatizimit, ku përfshihet reduktimi i pjesëmarrjes së shtetit në disa kompani të rëndësishme, shitja e disa të tjerave, etj.
Me privatizimin, objektivi është për të nxjerrë 15 miliardë dollarë në të ardhura deri në 2013 dhe 50 miliard dollarë në të hyrat e përgjithshme deri në 2015, me qëllim reduktimin e një pjese të borxhit.
Gjithashtu kryeministri bëri të njohura masat në fushën e energjisë për shfrytëzimin dhe magazinimin e gazit natyror, në lojërat e fatit, bankat etj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›