E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Porti i Pireut, merr fund greva

Merr fund kriza ne Portin e Pireut, me i madhi ne Greqi dhe nje nga arteriet kryesore te ekonomise se vendit helen.

Qeveria e drejtuar nga lideri i ri, Jorgos Papandreu ka arritur nje marreveshje me punonjesit, te cilet e kishin nisur greven para mandatimit te kabinetit te ri qeveritar.

Lajmin e ben te ditur sindikata e punetoreve. Dy jave me pare, punetoret e nisen greven per te protestuar kunder vendimit te ish ministrit te Ekonomise, i cili ngriu marreveshjen qe i lejonte menaxhimin e terminalit shoqerise kineze, Corso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›