E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 32 të vdekur nga shpërthimi në depon e fishekzjarrëve

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën të premten kur një zjarr dhe një shpërthim i fuqishëm kaploi nje depo me fishekzjarre në jug të Indisë.
Autoritetet në Indi thanë se incidenti ka ndodhur në shtetin tamil Nadu dhe raportohet se viktimat kishin ardhur që të blejnë fishekzjarre për festën e përvitshme hindu që do të zhvillohet të shtunën.
Mëohet se policia indiane ka arrestuar pronarin dhe shitësin e dyqanit ku ndodhi shpërthimi.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por mendohet se mund të ketë qenë një shkëndi elektrike e cila ka shkatuar edhe tragjedinë.
Shpërthimet kohët e fundit në Indi ka ardhur si pasojë e fabrikave të fishekzhjarreve dhe e dyqaneve që I tregtojnë me siguri të ulët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›