E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Shtetasi grek kërkon të vjedhë çiftin shqiptar

Tashmë nuk janë më shqiptarët që grabisin shtetasit e Greqisë si duket rolet kanë ndryshuar pasi një i ri nga Greqia ka tentuar t'i rrëmbejë një sasi të hollash një çifti shqiptar.
Në një të përdithsme në shtetin Helen shkruhej se si arriti emigranti shqiptar të frenojë grabiitësin grek. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës ku çifti nga Shqipëria arriti të mbante të riun për disa minuta derisa mbërriti policia.
24- vjeçarja sapo ishte kthyer nga një supermarket pranë shtëpisë sapo ka hyrë në shtëpi ka parë të riun Helen duke grabitur 1300 euro të cilat i kishte kursyer së bashku me bashkëshortin e saj. Menjëherë shqiptarja i ka kapur dorën vjedhësit dhe ka kërkuar ndihmën e bashkëshortit.
Sipas policisë së vendit shtetasi grek pas arrestimit i është dorëzuar strukturave përkatëse dhe se në të kaluarën kishte kryer edhe akte të tjera grabitje dhe ishte ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›