E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH sqaron rritjen, shtesa e pagave që në 1 korrik

Pensionistët tashmë mund të marrin pensionin së bashku me shtesën në të gjitha pikat e shpërndarjes së pensioneve. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho shpjegoi se ata pensionistë të cilët nuk kanë marrë rritjen e pensioneve për muajin korrik do të mund ta marrin atë në gusht.
 

Sipas drejtoreshës rritja e pensioneve është realizuar në masën 4 përqind për qytetin dhe 5 përqind për fshatin.
 

Për të realizuar rritjen e pensioneve buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion të Institutit të Sigurimeve Shoqërore shumën e 1 miliard e 602 milion lekë të vjetra.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›