E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Samaras: Papandreu të japë dorëheqjen! Mblidhet qeveria

ATHINË-Edhe sot një ditë e ngarkuar me zhvillime politike në Greqi, në përpjekjet për të gjetur konsensusin mbi një qeveri koalicioni. Takim Samaras-Papulias. Mbledhje qeverie nën drejtimin e kryeministrit Papandreu.

Ora 15:30 - Burimet e Qeverisë, duke komentuar deklaratën nga Antonis Samaras për dorëheqjen e Papandreut, thanë se çështja nuk është tek personi, por tek marrëveshja për programin e qeverisë së re dhe një sërë veprimesh urgjente për të mbajtur vendin në Euro.

Ora 14:45 - Burime nga qeveria bëjnë me dije, se edhe nëse nuk do jetë kryeministër i qeverisë së përkohshme sic është përfolur shpesh, Evangelos Venizelos, do të jetë ministër i Financave të Greqisë. 

Ora 14:40 - Takim dy orësh mes zv.kryeministrit Venizelos e minisitrit të shëndetësisë, Loverdos

Ora 14:30 - Burime nga qeveria bëjnë me dije, se Papandreu do të japë dorëheqjen vetëm pas krijimit të nje qeverie koalicioni. "Unë do të jap dorëheqjen sapo të arrihet një marrëveshje", citohet kryeministri, nga burime qeveritare.

Ora 14:25 - Reuters: Deri në mbrëmje Papandreu do ketë dhënë dorëheqjen

Ora 14:15 Sky News transmeton: Pritet që sot pasdite Papandreu të japë dorëheqjen

Ora 13:20 - Përfundoi takimi Samaras-Papulias, nga ku kreu i konservatorëve doli me një qëndrim të prerë duke kërkuar dorëheqjen e Papandreut, me qëllim që situata të cbllokohet. Samaras tha se është i gatshëm të japë ndihmën e tij, por jo me Papandreun në krye të negociatave për qeverinë e koalicionit. Ai e etiketoi kryeministrin të "rrezikshëm" dhe "shkaktar" të bllokimit. Me këtë deklaratë, Samaras bën një përparim të vogël, pasi paralajmëron marrëveshje, kushti për të cilën nuk janë më zgjedhjet e parakohshme dhe të menjëhershme, por vetëm largimi i Papandreut.

Ora 13:00 - Filloi një takim mes kryetarit të opozitës konservatore, Antonis Samaras dhe presidentit Papulias, takim që zhvillohet pas refuzimit të Samaras për t’u bërë pjesë e procesit të krijimit të një qeverie koalicioni. 

Samaras deklaroi në takim se ekziston një atmosferë ankthi në popull dhe se është e domosodoshme që ne të japim si brenda vendit ashtu edhe te partnerët ndërkombëtarë, mesazhin er qëndrueshmërisë. Presidenti Papulias theksoi se populli është duke pritur një zgjidhje. 

Ky takim zhvillohet nën vëmendje të vecantë, sepse shihet si shpresë për kapërcimin e ngërcit të rrezikshëm, ku vazhdon të futet politika.

Megjithë zhvillimet u fundit politike që i hapën rrugën krijimit të një qeverie koalicioni e megjithë interesin ndërkombëtar që ky proces të kryhet sa më shpejt për të shkuar drejt ratifikimit të marrëveshjes së kredisë, Samaras nuk kthen qëndrim por këmbëngul në zgjedhjet. 

Sondazhet e fundit tregojnë se partia “Demokracia e re” e Antonis Samaras ka përparësi mbi PASOK, pasi mbështetet nga 22.5% e të pyeturve, ndërsa PASOK nga 15% e tyre. Por megjithë përparësinë, Demokracia e re, nuk e ka një shumicë absolute, ndaj edhe sikur zgjedhjet e kërkuara me aq ngulm nga konservatorët të zhvilloheshin sot, nuk do t'i jepnin Samaras një fitore të pastër dhe nuk do të siguronin stabilitet politik.

Zëdhënësi i qeverisë Elio Mosialos i bëri thirrje mbrëmë kreut të opozitës konservatore dhe gjithë partive të tjera, për të treguar frymë konstruktive dhe konsensusi.
Ai siguroi se “kryeministri Papandreu nuk ka vënë kushte për të udhëhequr një qeveri të bashkëpunimit”.

Në përgjigje të deklaratave të Samaras, zëdhënësi i qeverisë bën të qartë se “kryeministri e ka përsëritur disa herë publikisht se nevoja e bashkëpunimit ka vetëm një qëllim, për t’iu shërbyer interesave kombëtare”. 

Pasdite në ora 16 00 Papandreu mbledh kabinetin qeveritar.

Ndërkaq vazhdon tronditja që shkaktoi në tregjet financiare dhe në skenën politike evropiane, deklarata e Papandreut mbi një referendum kombëtar, për një marrëveshje që mendohej se ishte siguruar, edhe pse votimi u anulua disa ditë më vonë.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso pranoi se "është e mundur që Greqia të përfundojë jashtë Eurozonës", por theksoi se "ishte në interesin e saj të mos largohej. Në fund, varet prej grekëve, nëse janë ose jo në gjendje, të zbatojnë vendimet e marra së bashku," tha ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se "mund të duhet një dekadë për zgjidhjen e krizës së borxhit dhe se kjo mund të bëhet vetëm duke vendosur kufizime ligjore mbi borxhet e vendeve në krizë".

"Të gjithë në Evropë duhet të bëjnë përpjekje për të arritur gjithçka që është e nevojshme," tha ajo në komentet e postuara në faqen e saj.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qytetarët grekë kërkojnë konsensus, jo zgjedhje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›