E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS, shtyn për nesër numërimin për Asamblenë

TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste mbylli punimet mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë ka shtyrë për ditën e nesërme numërimin e votave për antarët e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.

Festa e Kurban Bajramit ka qenë shkakau i shtyerjes e procesit të numërimit për nesër në orën 9:00. Për këtë arsye kutitë me fletët e votimit janë transportuar nga Pallati i Kongreseve drejt Selisë së PS-së, ku janë dyllosur dhe do të hapen ditën e nesërme.

1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”, por edhe ndryshimet në statutin e saj.

Ndërkaq vetëm 30 minuta pasi Kongresi i PS mbylli punimet, Edi Rama bëri komentet në faqen personale të rrjetit social Twitter. Ai e vlerësoi Kongresin shumë të bukur, dhe dha dhe disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.

“Ky është kongresi më i bukur qëkur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi!” “Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe!”,- shkruajti pas përfundimit të Kongresit ditën e djeshme, në faqen e tij personale në internet, kreu i PS-së, Edi Rama.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kongresi, Rama: PS, derë e hapur. Blushi: Më në fund kthyem majtas Blushi: PS ktheu majtas. Shoferi futi autobusin në rrugë të drejtë PD: Kongresi i PS, Reality show, ku Rama bën ‘terapi grupi’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›