E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, bllokohet mbi 1 kg heroinë e kokainë, 2 në pranga

DURRËS- Dy persona janë arrestuar ndërkohë që janë sekuestraur 1 kg lëndë narkotike e tipit heroinë dhe kokainë.

Policia e Durrësit bën me dije se personave të arrestuarve u janë gjetur edhe dy pistoleta, një armë automatike si dhe një sasi fishekësh.

Nga hetimet paraprake mësohet se autovetura që lëvizte nga Shkodra drejt Tiranës është ndaluar në afërsi të Fushë Krujës dhe nga kontrolli është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale më shumë se 1 kg drogë e tipit kokainë dhe heroinë.

Burimet e policisë së Durrësiot bënë të ditur se të dhëna më të detajuara lidhur me operacionin dhe identitetin e dy personave të arrestuar në flagrancë do të jepen gjatë orëve në vazhdim.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›