Topalli reagon për Kongresin e PS: Kurban Kongres
TIRANË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli Ka reaguar në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste.
E pyetur nga gazetarët për Kongresin e PS-ë që ka nisur punimet ditën e djeshme Topalli, duke e paralizuar edhe me librin më të fundit që kreu i PS-së Edi Rama pret që të nxjerrë së shpejti, kryeparlamentarja e ka cilësuar Kongresin e opozitës si ‘Kurban Kongres”.
Këto deklarata kryeparlamentarja Topalli i bëri pas vizitës së kryer në Selinë e komunitetit mysliman në Tiranë.
Kongresi i Partisë Socialiste mbylli punimet mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë ka shtyrë për ditën e nesërme numërimin e votave për antarët e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.
Partia Demokratike e cilësoi dje Kongresin e partisë Socialiste 'trill dhe terapi grupi'.
(e.m/BalkanWeb)