E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Samaras: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje

ATHINË- Lideri i partisë kryesore opozitare greke ''Demokracia e Re'', Adonis Samaras kërkoi sërish dje zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që, sipas tij, janë rruga e vetme për daljen nga kriza të vendit ballkanik.

"Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qëllimin që populli të shprehë vullnetin",- deklaroi Samaras gjatë një fjalimi në Selanik.

''Demokracia e Re'' ka epërsi në sondazhe ndaj PASOK-ut në pushtet.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›