Teliti: Vendimi i Kushtetueses për kombësinë s'ka lidhje me censusin
TIRANË- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e shpalli si antikushtetues ndryshimin e Kombësise, nuk ka lidhje me censusin. Këtë deklaratë bëri mesditen e sotme drejtori i Gjendjes Civile Armand Teliti.
"Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin, ose regjistrimin e popullsisë të dhënat e të cilit do të jenë tërëisht në dispozicion të INSTAT, për qëllime statistikore, studimore dhe politika të zhvillimit. Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të regjistrit të gjendjes civile",- deklaroi Teliti.
Ndërkohë Teliti sqaron se vendimi i Kushtetueses shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikatat e gjendjes civile kombësinë.
“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikata e gjendjes civile të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”,- theksoi drejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti.
(e.m/BalkanWeb)