E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, situatë e qetë në veri, rrugët ende të bllokuara

MITROVICË- Situata në pjesën veriore gjatë natës ka qenë ë qetë, por rrugët atje vazhdojnë të mbetet të bllokuara.

Në ditën e dytë pas vendosjes së doganierëve dhe policëve kosovare në vendkalimet kufitare me Serbinë në Jarinë dhe Bërnjak vlerësohet e tensionuar, pasi  një numër i serbëve edhe natën e mbrëmshme e kanë kaluar pranë barrikadave, sidomos në Rudare afër Zveqanit dhe në fshatin Zupç që ndodhet në drejtim të pikës kufitarë Bërnjak.

Gjatë natës është vënë re një shtim i forcave të KFOR-it, të cilët kanë qarkulluar me automjetet e tyre edhe në veri. Situatë e ngjashme dhe e qetë raportohet edhe në pjesën jugore në Mitrovicë, ndërsa mbi urën kryesore ndodhën pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë polak të KFOR-it.

VERIU NË DUART E KRIMINELËVE SERBË
Veriu i Mitrovicës mbeten në duart e grupeve kriminale serbe, të cila kanë mbështetje të qeverisë së Serbisë. Të gjitha rrugët që të shpien për në veri të Kosovës vijojnë të jenë ende të bllokuara, ndërsa është betonuar barrikada në fshatin Kelmend, në hyrje të fshatit Rudare të Komunës së Zveçanit.

Betonimi në Kelmend është kryer pak para mesnatës të së premtes. Grupet serbe kanë përforcuar edhe barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, si dhe atë në afërsi të udhëkryqit të shkollës teknike, duke shtuar sasinë e rërës dhe të zhavorrit, raporton Koha Ditore.

Situatë e rëndë është edhe në magjistralen e Adriatikut, rrugë kjo që të shpie për në pikën kufitare Bërnjak. Grupe serbësh kanë bllokuar tërësisht rrugën, 200 metra mbi fshatin Çabër, ndërsa aksi rrugor nga barrikada deri në hyrje të fshatit Koshtovë

PËGJIGJA E BEOGRADIT: VERIU TË PËRFSHIHET NË DIALOG
Zyrtarët e lartë serb kanë kërkuar sot që situata e krijuar në veri të të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel gjatë raundit të ardhshëm, të caktuar për datën 28 shtator, bën me dije agjencia e lajmeve Express.

Kryenegociatori serb Borko Stefanovic, ka deklaruar se se propozimi i Beogradit, për zgjidhjen e krizës në Kosovës është dërguar në Bruksel dhe se ofron mundësi që çështja e dy pikëkalimeve kufitare të zgjidhet në atë mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët.

Nëse nuk diskutohet për dy pikat kufitare, Stefanovic ka thënë se ka mundësi që raundi i ri të mos zhvillohet fare.“Propozimi i Beogradit në asnjërin element nuk përmban praninë e doganierëve dhe policëve të Kosovës”, theksoi Stefanovic.

Duke folur për operacionin në veri, Stefanovic ka thënë se një gjë e tillë është bërë me qëllim që të bëhet me dije se ky është realiteti i ri dhe se situata nuk mund të ndryshojë. “Ata kanë krijuar një iluzion të pabesueshëm dhe dy ishuj të izoluar me nga 200 m2 që janë iluzione të Hashim Thaçit se këtu mund të kontrollojë diçka”,- ka thënë Stefanovic.

Kërkesën e palës serbe për përfshirjen e dy pikëkalimeve kufitare në bisedime e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic. “Çështja se kush do të jetë në pikëkalime dhe se ku do të shkojnë mjetet që mblidhen aty nuk ka qenë pjesë e dialogut. Ne pajtim me këtë, ne kemi kërkuar nga BE që këto çështje të diskutohen menjëherë, ndoshta qysh në raundin e ardhshëm të dialogut”, ka thënë ai.

Kërkesa e re e Beogradit është komentuar sot edhe nga udhëheqësja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, e cila e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për këtë temë. Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të bisedojë për çështjen e pikave doganore në veri dhe se kjo çështje është kapitull i mbyllur njëherë e përgjithmonë.

“Në bazë të propozimit të ndërmjetësit të BE’së, Cooper, takimi i radhës është paraparë më 27 dhe 28 shtator dhe ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, si palë në këto bisedime, kemi konfirmuar se jemi të gatshëm.Në fakt qëllimi i këtij dialogu është i karakterit teknik. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore pse ne si Qeveri e Kosovës e kemi pranuar dialogun, prandaj edhe dialogu do të bëjë fjalë për temat praktike, jo për çështje politike”,- është shprehur Tahiri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›