Pukë, zjarr në magazinën e Albelekomit
PUKË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një nga magazinat e mallrave të vjetra të kompanisë Albtelekom, mesditen e sotme në Pukë.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërkohë që kanë mundur të shmangin rrezikun për zyrat e pallatit ngjitur.
Mësohet se era e fortë po ndihmon në përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërkohë nga raportimet e para mësohet se nuk ka dëmë në njerëz por flitet vetëm për dëme materiale.
Policia po punon për zbardhjen e shqaqeve të zjarrvënies, ndërkohë që bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
(e.m/BalkanWeb)