One Stop Shop, për shitje-blerje pasurish të patundshme
TIRANË - Të gjitha procedurat mund të realizohen brenda pak minutash. Në zyrën e quajtur One Stop Shop, të përuruar sot në Tiranë. Për të gjithë qytetarët që duan të blejnë apo kanë për të shitur pasuri të patundshme. Brenda një dite ata mund aplikojnë pranë një sporteli të vetëm, ku do tiu shërbejnë 120 noterë. Zyra me emrin One Stop Shop do tiu japë mundësi kështu të shmangin burokracitë e deritanishme me dokumentacionin.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, tha: Sistemi e bën shërbimin të thjeshtë, të shpejtë dhe cilësor. Do të ofrohet një shërbim më i lehtë dhe më i mirë për qytetarët. Ky shërbim do të shmangë veprimet burokratike në zyrat shtetërore. Qytetarë nuk duhet të presin në radhë për të bërë blerjen apo shitjen e një pasurie. Të gjitha procedurat do të realizohen brenda pak minutash., tha Halimi. /M.A./