Greqi: Shpërthen bomba në mes të kryeqytetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin grek, ku një bombë ka shpërthyer në qendrën tregtare “The Mall “ në Athinë.
Mediat greke raportojnë se para shpërthimit ka patur dy paralajmërime, një në internet dhe e dyta është njoftuar me telefon redaksia e një gazete, transmeton alb-observer . Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa policia kishte bërë në kohë avakuimin e qytetarëve.
Policia akoma nuk ka bërë me dije për dëmet material, por deri tani janë dy të plagosur dhe ata janë dy oficerë roje të objektit. Mësohet se forcat e policisë janë mbledhur në qëndron tregtare, e cila qëndron e hapur për publikun edhe të dielave, për të hetuar rreth bombës dhe personave që e vendosën atë./Indeksonline/