E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendkalim i ri kufitar Kosovë – Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit i ka dhënë dritë jeshile nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc –Stançiç, që lidh dyja vendet.
Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha deklaroi se, me këtë rast konfirmohen marrëdhëniet e mira ndërfiqinjësore dhe njëherësh thellohet bashkëpunimi me shtetin fqinj.

“Ky vendkalim do jetë i dedikuar për komunikacion rrugor ndërkombëtarë dhe të dyja vendet obligohen që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën e vendkalimit. Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria ka autorizuar ministren e brendshme Gordana Jankullovska. Pas nënshkrimit kjo marrëveshje do të ratifikohet nga të dyja vendet që të bëhet e plotfuqishme”, deklaroi Hoxha.

Më marrëveshjen në fjalë obligohen të dy vendet që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën kufitare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›