E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi: Shqiptari në kërkim ndërkombëtar hidhet nga kati i parë

greekpolGreqi, 16 gusht 2013 E përditshmja greke Kathimerini raporton se sot në mëngjes një shtetas shqiptar 31-vjeçar është shtrua në spital në Pire, pasi u hodh nga kati i parë i një ndërtese në Pylos, në Peloponez, në një përpjekje për të shmangur arrestimin nga ana e forcave policore.

Policia kishte tentuar edhe më parë ta ndalonte shqiptarin.

31-vjeçari, i cili pësoi lëndime në kokë, është rezulton i kërkuar dhe mbi të është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Tirana për grabitje në tentativë në Shqipëri.

Policia nuk ka dhënë informacione të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›