Greqi, e djatha kërkon kohë për zgjedhjen e liderit të ri

Opozita e djathtë greke, e larguar nga pushteti më 4 tetor nga socialistët, vendosi sot të kërkojë më shumë kohë për gjetjen e një pasardhësi të shefit të tij të saj të dorëhequr, ish-kryeministrit Costas Caramanlis.
"Edhe pse supozohej se do të zgjidhej më 7 nëntor në një kongres të jashtëzakonshëm, drejtuesi i ardhshëm i partisë ''Demokracia e Re'' (ND) do të zgjidhet nga një votim në bazë, gjë e pazakontë në historinë e këtij formacioni", njoftoi konservatori i ngarkuar me procedurën, Dimitris Sioufas.
Caramanlis, i cili njoftoi dorëheqjen dhe thirri kongresin mbrëmjen e dështimit të tij në zgjedhje, ra dakord për këtë shtyrje për disa javë, theksoi Sioufas.
Ky ndryshim i procedurave u kërkua nga katër pretendentë, tashmë të deklaruar, për drejtimin e Demokracisë së Re, mes të cilëve bën pjesë edhe ish-ministrja e Punëve të Jashme dhe kryetarja e bashkisë së Athinës olimpike në 2004, Dora Bakoyannis.
Në listë ndodhen gjithashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Dimitris Avramopoulos dhe ish-ministri i Kulturës, Antonis Samaras.